Këshilla
Si t'i ulni kostot e printimit në zyrë
Shumë zyra nuk e dinë sa u kushton në të vërtetë printimi. Me shërbimin e menaxhuar të shtypit, kostoja mund të bjerë deri në 30%.

Në shumë zyra, printerët janë blerë një nga një, sipas nevojës së momentit. Me kalimin e viteve mblidhen aparate të markave dhe moshave të ndryshme, secili me tonerin e vet, servisin e vet dhe problemet e veta. Askush nuk e di saktë sa kushton e gjithë kjo.
Ku humbasin paratë
- Shumë aparate të vegjël që përdoren pak, por kanë nevojë për toner dhe servis.
- Printim me ngjyra kur nuk nevojitet.
- Pajisje të vjetra që konsumojnë më shumë energji dhe prishen më shpesh.
- Kohë pune e humbur kur një aparat ndalet.
Si funksionon shërbimi i menaxhuar i shtypit
Fillojmë me analizën e infrastrukturës suaj, pajisje për pajisje dhe zyrë për zyrë. Pastaj hartojmë një plan që ulë numrin dhe llojet e pajisjeve, duke ju lënë vetëm ato që ju duhen vërtet.
Me softuer si KDFM i monitorojmë pajisjet, kontrollojmë printimet dhe i zgjidhim problemet para se t'jua ndalin punën. Ekipi ynë në terren ju përkrah aty ku nevojitet, dhe trajnojmë stafin tuaj që tranzicioni të jetë i qetë.
Rezultati
Me shërbimet e menaxhuara, kostoja e shtypit mund të bjerë deri në 30%, dhe ju e dini saktë sa paguani çdo muaj.
Doni ta dini sa mund të kurseni? Na tregoni sa pajisje keni dhe sa printoni në muaj.



