Këshilla
Toner origjinal apo alternativë cilësore: si të zgjidhni
Toneri është shpenzimi që përsëritet më shpesh në zyrë. Ja çfarë duhet të dini para se të porositni të radhës.

Aparati blihet një herë, ndërsa toneri blihet vazhdimisht. Prandaj zgjedhja e tonerit ndikon drejtpërdrejt në koston e çdo faqeje që printoni.
Toneri origjinal
Toneri i prodhuesit është bërë posaçërisht për modelin tuaj dhe jep cilësinë që prodhuesi garanton. Është zgjedhja e sigurt kur aparati është i ri ose kur printoni materiale ku ngjyra duhet të jetë e saktë.
Alternativa cilësore
Një alternativë e mirë nuk është kopje e lirë. Si distributor i markës ndërkombëtare Katun, ofrojmë tonerë dhe pjesë shpenzuese alternative me cilësi të kontrolluar dhe çmime konkurruese, për printerë dhe fotokopje të markave të ndryshme.
Çfarë të keni parasysh
- Modeli i saktë i aparatit: e gjeni në pjesën e përparme ose në etiketën prapa.
- Sa faqe jep toneri: krahasoni çmimin për faqe, jo vetëm çmimin e tonerit.
- Çfarë printoni: për dokumente të përditshme, alternativa cilësore shpesh mjafton.
- Kush ju mbështet: nëse diçka nuk shkon, duhet të keni kë të telefononi.
Tonerët dhe materialet shpenzuese ua sjellim pa kosto shtesë. Na tregoni modelin e aparatit dhe ju dërgojmë ofertën për të dyja mundësitë.



